Connect with us

Kosovë

Shkon në 4 numri i të vdekurve me koronavirus, 55-vjeçari nga Ferizaj që vdiq dje, del pozitiv me koronavirus

Publikuar

më

Një 55-vjeçar nga fshati Sazli i komunës së Ferizajt, ka vdekur gjatë ditës së hënë në QKUK, ndërkohë rezultati i analizës për Covid-19 ka dal sot dhe është pozitiv.

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt kanë thënë se janë vetizoluar stafi të cilët kanë pasur kontakt me pacientin një ditë më parë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike e ka konfirmuar rastin dhe tash në total numri i të vdekurve në Kosovë shkon në katër.

“I.Sh , i transferuar nga Spitali i Përgjithëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëtji  për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Drejtori i këtij spitali Jeton Zeqiri, ka thënë për KOHËN se pacienti gjatë së hënës nuk kishte temperaturë, por kishte gjendje kardiorespiratore dhe është monitoruar për gjysmë ore në spitalin e Ferizajt, e më pas është dërguar në Prishtinë pas përkeqësimit të gjendjes.

“Pacienti ka ndërruar jetë dje në Prishtinë, ndërkohë i është bërë testi i virusit dhe sot ka rezultuar pozitiv. Ne si Spital, sot e kemi marrë këtë konfirmim nga niveli qendror, ndërkaq mjeku, infermieri dhe shoferi i autoambulancës të cilët kanë pasur kontakt me këtë pacient janë vet-izoluar”, ka thënë Zeqiri.

Sipas tij, instituti është duke u marrë me familjarët e pacientit, ndërkohë janë duke pritur që fshati Sazli i komunës së Ferizajt të futet në Karantinë.

“Personi që tashmë ka ndërruar jetë nuk ka qenë jashtë vendit, ndërkohë instituti po merr informata nga familjarët e tij”, ka thënë Zeqiri.

 

 

Lajme6 minutes ago

Vuçiq përdori faljet presidenciale për të shpëtuar të akuzuarit, kërkohet hetim ndaj tij

Maqedoni1 hour ago

Vetëm 62% e popullsisë e vaksinuar kundër fruthit, IShP paralajmëron rrezikun e epidemisë

Shqipëri2 hours ago

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

Lajme3 hours ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni4 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri4 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme5 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni7 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri7 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme8 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni9 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë9 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

NA NDIQ NË FACEBOOK