Connect with us

Lajme

Shkon në 31 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se edhe një viktimë që lidhet me CoVid-19 duke e çuar numrin e të vdekurve në 31.

Një pacient 71-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, në gjendje të rëndë prej një muaj, me insuficiencë respiratore akute, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

“Pacienti 71-vjeçar me inicialet B.S., nga Shkodra, me pneumoni bilaterale, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike, megjithë asistencën e specializuar mjekësore në reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, nuk arriti të mbijetojë”, njofton Top Channel përcjell Klan Kosova.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

31 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.

NA NDIQ NË FACEBOOK