Shëndetësi
Shkencëtarët zbulojnë 6 koronavirusë të rinj te lakuriqtë e natës: Besojmë se janë edhe mijëra tjerë veç këtyre

SARS-CoV-2 mund të ketë origjinën te gjitarët, më e mundshmja nga lakuriqtë e natës ose pangolinët, duke marrë parasysh strukturën e përgjithshme molekulare që tepër shumë i shembëllen viruseve të tjera të gjetura në këto kafshë. Hulumtuesit tash thonë se i kanë gjetur gjatë koronaviruse shtesë në lakuriqtë e natës nga Mianmari.
Hulumtimi, i publikuar në PLOS ONE, theksonq ë viruset ishin zbuluar mes viteve 2016 dhe 2018, por nuk besohet që janë të lidhura me SARS-CoV-2, sindromën e rëndë respirator akut (SARS) apo me sindromin respiratore nga Lindja e Mesme (MERS), të dyja prej të cilave kërcyen nga kafshët te njerëzit.
“Pandemitë virale na e kujtojnë neve se sa ngushtë i lidhur është shëndeti i njerëzve me shëndetin e kafshëve dhe të mbarë ambientit,” thotë autori kryesor i studimit, Marc Walitutto.
“Në mbarë botën, njerëzit po ndërveprojnë me kafshët në një frekuencë gjithnjë e më të shtuar, kështu që sa më shumë që mësojmë për këta virusë në kafshë – çka i lejojnë ato të zhvillojnë mutacione dhe çka i bën të shpërndahen në specie të tjera – aq më mirë do ta kuptojmë se si të reduktojmë pandeminë e ardhshme.” – vazhdoi ai.
Hulumtuesit mblodhën më shumë se 750 mostra të pështymës dhe fekaleve nga 464 lakuriqë të ndryshëm prej 11 specieve.
Sipas LiveScience, gjashtë koronavirusëve të rinj iu ishin dhënë emra të rinj: PREDICT-CoV-90, PREDICT-CoV-47, PREDICT-CoV-82, PREDICT-CoV-92, 93 dhe 96.
Besohet që “mijëra koronavirusë – shumë prej të cilëve duhet të zbulohen – janë të pranishëm në minj,” thuhet në deklaratë.
“Shumë prej këtyre koronavirusëve nuk kanë potencialin për të lënduar njerëzit, por kur identifikojmë këto sëmundje herët për kafshëm, në burim, kemi një mundësi të vlefshme për të hetuar kërcënimin e mundshëm që vjen prej tyre,” tha autorja tjetër e studimit, Suzan Murray. /Periskopi




















