Connect with us

Kosovë

Shkencëtarët amerikanë: Drita e diellit dhe lagështia vrasin më shpejt koronavirusin

Publikuar

Shkencëtarët amerikanë thonë se koronavirusi vdes më shpejt kur është i ekspozuar direkt  ndaj rrezeve të diellit, megjithëse ky studim ende nuk është bërë publik dhe po priten vlerësime të jashtme.

 William Bryan, këshilltar i shkencës dhe teknologjisë në Departamentin e Sigurisë së Atdheut, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten se shkencëtarët e qeverisë zbuluan se rrezet ultravjollcë kishin një ndikim të fuqishëm në patogjenin,  duke rritur shpresat se përhapja e tij mund të ngadalësohet gjatë verës.

“Virusi vdes më shpejt kur i ekspozohet direkt dritës së diellit,” tha Bryan.

“Vëzhgimi ynë më i mrekullueshëm deri më tani është efekti i fuqishëm që drita diellore duket se ka në vrasjen e virusit – në të dy sipërfaqet dhe në ajër,” shtoi ai.

“Ne kemi parë një efekt të ngjashëm si me temperaturën ashtu edhe me lagështinë, ku rritja e temperaturës dhe lagështisë ose të dyja bashkë, janë më pak e favorshme për virusin“, tha ai përcjell Periksopi.

NA NDIQ NË FACEBOOK