Connect with us

Uncategorized

Shfrenohet Trump në konferencën për media, sulmon gazetarët dhe drejtorin e FBI-së

Publikuar

Mitt Romney, CNN-i, drejtori i FBI-së në fillim të 2017-s – këta ishin vetëm disa nga të sulmuarit e Donald Trumpit nga konferenca për media në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa z.Trump, zv.presidenti Mike Pende, dhe pjesëtarë të task-forcës amerikane kundër koronavirusit kaluan gati një orë në podium duke u përpjekur që ta bëjnë më pozitiv reagimin e administratës ndaj krizës shëndetësore pas kritikave të mëdha, pjesa e pyetjeve dhe përgjigjjeve kaloi në kaos me presidentin që u çart ndaj gazetarëve.

Kur iu kërkua një koment për ish këshilluesin e fushatës së tij zgjedhore Roger Stone-in, z.Trump e etiketoi ish drejtorin e FBI-së si “pleh njerëzor” që kishte ngritur raste kundër ish bashkëpunëtorëve të tij, përfshirë z.Stone, pastaj z.Manafort dhe z.Flynn, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Presidenti nënkuptoi se këta tre persona – të gjithë të dënuar për vepra penale derisa punonin për të – ishin targetuar në mënyrë të padrejtë nga forcat e rendit.

Në një pikë tjetër të konferencës, ai sulmoi edhe dy mediumet CBS dhe CNN.

“Ju njerëz jeni tepër patetikë në CNN,” tha z.Trump si reagim ndaj një serie pyetjesh që i kishte bërë gazetari i tyre.” /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK