Connect with us

Lajme

Shërohet pacienti i parë me koronavirus në Korçë

Publikuar

Lajme të mira vijnë nga qyteti i Korçës në Shqipëri.

Atje është shëruar pacienti i parë i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur doktori i Spitali Korçë, Litjan Broka i cili ka falenderuar stafin mjekësor në spitalin e Infektivit në Tiranë.

“Sapo mbërriti në Korçë pacienti i parë nga qyteti i cili lë Spitalin Infektiv plotësisht i shëruar Faleminderit gjithë stafit mjekësor te Spitalit Infektiv dhe Spitalit Rajonal të Korçës që ne dy faza së bashku ndihmuan Laertin të kalonte me sukses sëmundjen e koronavirusit.Urojmë që kemi lajme të mira për të gjithë qytetarët e Korçës por dhe gjithë Shqiperisë të prekur nga Covid-19#Forca”.

Në Korçë janë 13 persona të infektuar me CoVid-19.

NA NDIQ NË FACEBOOK