Connect with us

Kosovë

Shërohet pacienti i parë i Drenasit i infektuar me koronavirus

Publikuar

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se në komunën që ai drejton, është shëruar pacienti i parë i infektuar me Covid-19.

Lladrovci ka shkruar nga facebook-u se ky është një lajm i mirë për banorët e asaj ane, njofton Klan Kosova.

”Lajm i mirë për komunën e Drenasit: Pacienti i parë i identifikuar si i infektuar nga Drenasi, pas testeve negative, është shëruar.

Komuna e Drenasit vazhdon të respektoj të gjitha rekomandimet për luftimin e përhapjes së virusit covid -19.

Kujdes po, panik jo!”.

NA NDIQ NË FACEBOOK