Kosovë
Shërohet nga koronavirusi asambleisti i Malishevës, ky është mesazhi i tij

Demir Bajra, asambleist i Kuvendit Komunal të Malishevës është shëruar mbrëmë nga Covid-19.
Ai përmes një postimi në Facebook ka kumtuar lajmin duke thënë se pas 38 ditë qëndrimi në Infektive, dhe pasi dy herë doli negativ në test, tash është i shëruar plotësisht.
Bajra ka falënderuar mjekët dhe infermierët për kujdesin, si dhe krerët e Malishevës për përkrahjen, ndërsa ju ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.




















