Connect with us

Lajme

Shërohet edhe një person nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

Gjatë ditës së djeshme nga Klinika për Sëmundje Infektive është lëshuar në shtëpi edhe një pacient nga Dibra. Kjo, pasi pacienti është shëruar plotësisht. Me ketë numri i përgjithshëm i të shëruarve nga Dibra, shkon në nëntë persona.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut deri dje ka qenë 354, të shëruar gjithsejtë 17, ndërsa që 11 kanë ndërruar jetë.