Kosovë
Shefi i CDC-së për koronavirusin: Dimri i ardhshëm do të jetë “edhe më i vështirë”

Një zyrtar i lartë i shëndetit publik në ShBA ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme se një valë e re e koronavirusit do ta godas ShBA-në dimrin e ardhshëm, duke thënë se “do të jetë edhe më vështirë” për Amerikën se sa tash.
Ndërkohë që ilaçi për trajtimin e koroanavirusit për të cilin presidenti Trump deklaroi se ishte “si mrekulli” pas testimeve nuk ka dhënë rezultate pozitive.
Robert Redfield, drejtori i Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka paralajmëruar se një valë e koronavirusit nga dimri i ardhshëm mund të përkojë me sezonin normal të gripit, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
“Ka një mundësi që sulmi i virusit në vendin tonë vitin e ardhshëm të jetë edhe më i vështirë se ky nëpër të cilin kaluam,” tha ai, në një intervistë për Washington Post.
“Do ta kemi epideminë e gripit dhe epideminë e koronavirusit në të njëjtën kohë,” shtoi më pas. /Periskopi






















