Connect with us

Lajme

SHBA dhuron materiale shëndetësore për Shqipërinë, ambasadorja Kim: Jemi me ju

Publikuar

Gjatë ditës së djeshme ka arritur në Tiranë një donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht materiale mbrojtëse për mjekët që po luftojnë në linjë të parë kundër pandemisë së koronavirusit.

Ambasadorja amerikane në Tiranë  Yuri Kim ishte e pranishme në kalimin e materialit në duart e autoriteteve shqiptare së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Krenare që e mbikëqyra dhurimin e pajisjeve mbrojtëse për mjekët nga Programi Amerikan i Asistencës Humanitare për aleatin tonë Shqipërinë për të ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë që të mbrojë personelin shëndetësor që janë në front të luftës me pandeminë Covid-19. Jemi me ju”, ka shkruar ambasadorja Kim në Twitter.

 

Donacioni bën pjesë në Porgramin e Asistencës Humanitare të miratuar nga Uashingtoni i cili ka lëvruar një fond prej 225 milionë dollarësh në ndihmë shëndetësore, humanitare dhe ekonomike për të gjitha vendet në vështirësi nga pandemia.

Mesazhe falënderimi dhe mirënjohje për donacionin kanë ardhur nga kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta./ A2 CNN

NA NDIQ NË FACEBOOK