Kosovë
Shala: Vjosa Osmani nuk i fitoi votat veç vet, LDK e mbështeti sepse ishte kandidate e jona

Deputeti nga LDK’ja, Kujtim Shala ka folur për kolegën e saj nga partia, Vjosa Osmanin.
Ai ka thënë se Osmani e din që votat e fituara në zgjedhjet nuk janë ashtu siç pretendon ajo se i ka fituar veç ajo.
“Vjosa e di që nuk është kështu, sa i përket vullnetit të saj ne e bëm koalicionin, pse nuk funksionoi është tjetër”
“Nëse solli vota i lumtë, por kandidate e jona ka qenë”, ka thënë ai.
Shala ka thënë se e gjithë lista e kandidatëve për deputetë kërkojnë vota për të parin e listës, ku LDK në zgjedhjet e fundit e kishte Vjosa Osmanin.
“Ne garojmë mes vete por jo për me të parin e listës, ne kërkojmë votë për të parin e listës sepse indentifikohemi me të, nëse merr shumicë i bie që kandidatura ka qenë e qëlluar, e motivume”, u shpreh ai./Periskopi/




















