Connect with us

Sport

Serie A: Sezoni do të përfundojë

Publikuar

Serie A ka konfirmuar dëshirën për të mbyllur sezonin 2019/20, por vetëm kur kushtet të jenë të duhura për ta bërë këtë.

Skuadrat e kampionatit elitar kanë votuar unanimisht për të reduktuar pagat e skuadrave.

Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për sezonin aktual. Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin nga mbledhja e mbajtur.

“Lega Serie A po ndjek zhvillimet në koordinim të afërt me UEFA, FIGC dhe ECA”, thuhet në njoftimin zyrtar, transmeton lajmi.net.

“Dëshira për të mbyllur sezonin dhe kthimi në fushat e blerta pa ndonjë rrezik do të konfirmohet, por vetëm kur kushtet shëndetësore dhe vendimi i qeverisë ta lejojë këtë”, thuhet tutje.

“Takimi i sotëm gjithashtu ka analizuar rekomandimet për rikthimin e kompeticioneve dhe stërvitjeve, në përputhje me situatën aktuale. “FIGC do të nxjerrë rregulloret përkatëse mjekësore-shëndetësore deri në këtë fundjavë”.

Serie A vazhdon të mos ketë ndonjë vendim final mbi atë se kur rifillon sezoni. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK