Connect with us

Kosovë

Rugova: E kemi nën kontrollë situatën me koronavirus, të hiqen nga izolimi dy famijet në Istog

Publikuar

më

Deri sot nga informacionet zyrtare të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës janë 8 raste të konfirmuara pozitiv me Covid-19 në komunën e Istogut. Një person ka vdekur ndërsa një tjetër është shëruar.

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova në një prononcim për Periskopin ka dhënë detaje për të infektuarit dhe familjet që janë në izolim.

‘’Për momentin gjendja është mirë në Istog. Do të thotë janë tetë të infektuar, një grua ka vdekë. Një 80 –vjeçar ka qenë në spital dhe është kthy sepse ka dalë negative. Në fillim kur ka shkuar ka konstatu pozitiv, tash është i lirë’’, tha Rugova.

Katër persona që kishin rezultuar pozitivë në testimet për COVID-19, të gjithë e kanë marrë virusin në Pejë, pasi kishin qenë në një varrim atje.

Për këto raste, Rugova tha se janë në përkujdesje dhe se do të bëhen sërish teste.

‘’Në zonat ku ka të infektuar janë në përkujdesje, të gjithë familjarët që kanë qenë të infektuar nga rasti i Pejës, janë në përkujdesje të vazhdueshme dhe me sa e di sot do të bëhen edhe disa teste’’, tha Rugova për Periskopin.

Rugova bën thirrje që dy familjet e izoluara të lirohen nga izolimi meqenëse komuna e ka nën kontrollë situatën.

‘’Istogu nuk është në karantinë. Kisha dashtë që rasti i familjes Kukleci dhe familja në Studenicë, të lirohen, të jenë të lirë dhe mendoj që do të ia dalim shumë shpejtë ta rrumbullakësojmë problemin e përhapjes së pandemisë’’, përfundon Haki Rugova./Periskopi/

Lajme4 minutes ago

Astrit Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special

Lajme11 minutes ago

Sulejmani i përgjigjet ASh-së: Konkursi për mësimdhënësit më të mirë nuk u organizua nga Ministria

Lajme25 minutes ago

Sali: Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Lajme26 minutes ago

Daut Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi

Maqedoni1 hour ago

Memishi përuron çerdhen e re në Përshevcë: Investim prej 808 mijë eurosh për 147 fëmijë

Shqipëri2 hours ago

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Kosovë2 hours ago

Adnan Azizi dënon sulmin ndaj familjarit të dëshmorit dhe hoxhës Fahrush Rexhepi: “Jo në emër të UÇK-së!”

Maqedoni2 hours ago

Sofja e mban në pritje Shkupin, Filipçe shpërthen: “Nuk pres asgjë, do të aktrojnë si patriotë!”

Kosovë3 hours ago

Shefi i Policisë i kalon me vrull barrikadat te Kuvendi e befason pak një polic

Maqedoni3 hours ago

Thellohet “gropa” tregtare: Deficiti i Maqedonisë së Veriut arrin në 148,9 miliardë denarë

Shqipëri4 hours ago

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

Lajme5 hours ago

Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

NA NDIQ NË FACEBOOK