Connect with us

Lajme

Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Kukës

Publikuar

më

Numri i të infektuarve në Kukës të Shqipërisë ka shkuar në gjashtë.

Mësohet se pesë persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë më Covid-19, pasi janë testuar 58 të tillë.

Pesë të infektuarit e sotëm janë një infermiere dhe katër familjarë të infermierit të Urgjencës, që një ditë më parë u identifikua si rasti i parë në Kukës me koronavirus.

Infermieri dyshohet se e ka marrë koronavirusin, teksa ka transportuar pacientët e Hasit dhe të Tropojës në drejtim të Tiranës.

Në Shqipëri janë infektuar 475 persona, 24 qyetarë kanë humbur jetën dhe 248 qytetarë janë shëruar, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK