Connect with us

Sport

Roma pas Junior Firpo

Publikuar

Mbrojtësi i Barcelonës, Junior Firpo, ka përfunduar në radarin e skuadrës italiane, Roma.

Roma janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pasi nSpinazzola mund të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere.

Kështu, ‘Giallorossi’ janë duke parë për zëvendësuesit e mundshëm, dhe një nga emrat në listën e dëshirave  është edhe ai i mbrojtësit të Barcës, Junior Firpo, bën të ditur ‘Gazzetta dello Sport’, transmeton lajmi.net.

24 vjeçari luajti me katalanët vetëm gjatë këtij sezoni, por deri më tani nuk ka arritur të bind për një vend në formacionin startues.

Konkurrenca me Jordi Alba ishte e vështirë për Junior Firpo dhe Roma po synon ta shfrytëzojë këtë situatë.

Më herët gjatë këtij muaji, Firpo është shprehur se dëshiron qëndrimin te Barcelona, për të vërtetuar se ai ka aftësi që të luajë në një skuadër të atij niveli.

Mbetet të shihet nëse oferta e Romës do ta tërheq lojtarin dhe t’i ndryshojë mendimin. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK