Connect with us

Kosovë

Rinia nis të braktisë VV-në, nipi i Gani Krasniqit: Unë librezen e partisë po e dorëzoj, Shkëlzen Gashin dërgojeni në Prokurori

Publikuar

më

Adriatik Krasniqi, nipi i ish-kandidatit të VV’së për deputet, njëherit ish-ushtar i UÇK’së, Gani Krasniqi, ka thënë se do të dorëzojë librezën e partisë, pas deklaratave skandaloze që i bëri Shkëlzen Gashi, këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ai ka bërë të ditur se përveç shkarkimit, Gashi duhet të dërgohet në prokurori dhe të merret në pyetje për deklaratat e tij.

Tutje ai ka thënë se do ta dorëzojë librezën e Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e cilës ishte deri tani.

“Pas një deklarate të tmerrshme të Shkelzen Gashit kundër UÇK’së, unë anëtar i VV’së kërkoj jo vetëm shkarkimin e këshilltarit të Kurtit, por që të ftohet në prokurori dhe të merret në pyetje. Përndryshe, un do ta dorëzoj librezën e partisë sime”, ka thënë ai.

Ndërkaq, vlen të theksohet se Shkëlzen Gashi dy ditë më parë bëri një deklaratë skandaloze për media, ku akuzone UÇK’në se ka vrarë mijëra civil të pafajshëm serb, shkruan Gazeta Metro.

Nuk kaloi shumë, ky i fundit u bë pjesë edhe e mediave serbe të cilat shkruanin se ‘Këshilltari i Kryeministrit akuzon UÇK’në për krime të luftës’.

Pas kësaj, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti konfirmoi se e ka liruar nga detyra Gashin, por pa e thënë asnjë fjalë rreth luftës së ushtarëve të Kosovës.

Ndryshe, dje një pjesë e madhe e vendit iu përgjigjen protestës nga ballkonet, ku janë lëshuar këngë për UÇK’në, në formë pakënaqësie ndaj deklaratave të zyrtarit shtetëror.

Lajme17 minutes ago

Astrit Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special

Lajme24 minutes ago

Sulejmani i përgjigjet ASh-së: Konkursi për mësimdhënësit më të mirë nuk u organizua nga Ministria

Lajme38 minutes ago

Sali: Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Lajme38 minutes ago

Daut Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi

Maqedoni2 hours ago

Memishi përuron çerdhen e re në Përshevcë: Investim prej 808 mijë eurosh për 147 fëmijë

Shqipëri2 hours ago

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Kosovë3 hours ago

Adnan Azizi dënon sulmin ndaj familjarit të dëshmorit dhe hoxhës Fahrush Rexhepi: “Jo në emër të UÇK-së!”

Maqedoni3 hours ago

Sofja e mban në pritje Shkupin, Filipçe shpërthen: “Nuk pres asgjë, do të aktrojnë si patriotë!”

Kosovë3 hours ago

Shefi i Policisë i kalon me vrull barrikadat te Kuvendi e befason pak një polic

Maqedoni4 hours ago

Thellohet “gropa” tregtare: Deficiti i Maqedonisë së Veriut arrin në 148,9 miliardë denarë

Shqipëri4 hours ago

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

Lajme5 hours ago

Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

NA NDIQ NË FACEBOOK