Connect with us

Uncategorized

Rimëkëmbja e ekonomisë/ Ekspertët gjermanë tregojnë planin

Publikuar

Si të rimëkëmbim ekonominë pas një mbyllje totale nga pandemia globale? Përgjigjia është: me shumë, shumë kujdes.Teksa Coronavirus po vazhdon të përhapet në të gjithë botën, shumë qeveri europiane po mendojnë për një startegji se si mund të rihapin sërish ekonominë nëpërmjet fabrikave, zyrave dhe shkollave dhe gjitashtu si të ulin mundësin e shpërthimeve të mëtejshme.Në Gjermani, ku 100,000 njerëz janë testuar pozitivisht për koronavirusin dhe afro 1.600 kanë vdekur, një grup ekonomistësh, avokatë dhe ekspertë mjekësorë po rekomandojnë një rigjallërim gradual të ekonomisë më të madhe të Evropës, e cila do të lejonte që industritë specifike dhe punëtorët të rifillojnë aktivitetet e tyre, ndërsa janë ndërmarrë hapat për të parandaluar një ringjallje të koronavirusit.

Një grup i madh akademikësh kanë shkruar në një raport i cili është botuar javën e kaluar nga Instituti Ifo për Kërkime Ekonomike, se ata nuk do të presin derisa të gjendet një vaksinë apo trajtim efektiv për Coronavirusin . Si rezultat, Gjermania duhet t’i afrohet luftës kundër sëmundjes “më shumë si një maratonë sesa një sprint”.”Masat e ardhshme duhet të hartohen dhe përgatiten në mënyrë të tillë që, nga njëra anë, ata të sigurojnë kujdes të mirë shëndetësor dhe, nga ana tjetër, që ato të mund të sigurohen gjatë periudhave të nevojshme kohore,” shkruajnë ekspertët. “Planifikimi për këtë tranzicion duhet të fillojë menjëherë në politikë, administratë, kompani dhe organizata të tjera.”

Gjermania ka urdhëruar mbylljen e shkollave, restoranteve, terreneve të lojërave, objekteve sportive dhe shumicës së dyqaneve deri ne 20 Prill, duke e shtyrë një ekonomi që tashmë po merrej me pragun e recesionit në një rënie të thellë. Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert tha të hënën se ai ende nuk mund të sigurojë një kohe te caktuar për heqjen e kufizimeve. Ifo ka parashikuar një goditje prej 20% ndaj PBB-së këtë vit nëse bllokimi zgjat tre muaj.Qeveria gjermane tashmë po nxjerr një paketë të shpëtimit ekonomik me vlerë deri në 750 miliardë euro (825 miliardë dollarë) që përfshin masa për të nxitur kreditimin e bizneseve, për të marrë aksione në kompani dhe për të mbështetur punëtorët. Pakoja është ndër më të mëdhatë e lëshuara kudo në botë.

Raporti Ifo sugjeron që vendi tani duhet të krijojë një grup kombëtar ekspertësh dhe përfaqësuesish publik që do të bëjë rekomandime se si të lehtësojë kufizimet në punë dhe jetën publike, dhe kur industritë duhet të rifillojnë prodhimin.
Rikthimi në punë do të ishte vullnetare për punonjësit.

Industri të tilla si telekomunikacioni dhe prodhimi i automjeteve që shtojnë më shumë vlera në ekonomi duhet të jenë me përparësi, thuhet në raport, ndërsa puna që mund të bëhet lehtësisht nga shtëpia duhet të vazhdojë të bëhet nga distanca. Cerdhet dhe shkollat ​​do të hapeshin relativisht shpejt, sepse të rinjtë rrallë kanë simptoma të rënda dhe prindërit nuk mund të punojnë nëse objektet e kujdesit për fëmijët dhe shkollat ​​mbeten të mbyllura.Kompanitë që bëjnë produkte ose përbërës të kujdesit shëndetësor gjithashtu duhet të rihapen shpejt, ndërsa hoteleve dhe restoranteve do të lejohej ta bënin këtë në një “mënyrë shumë të kujdesshme dhe të kontrolluar” sepse është e vështirë për njerëzit që të mbajnë distancën e tyre në ambiente të tilla. Diskot dhe klubet duhet të qëndrojnë të mbyllura për tani, thotë raporti, dhe ngjarjet me një numër të madh spektatorësh nuk duhet të mbahen.

Ekspertët thonë se është e mundur që standarde të ndryshme mund të vendosen në rajone të ndryshme. Kufizimet mund të lehtësohen së pari në vendet me shkallë të ulët infeksioni ose rrezik të zvogëluar të transmetimit, siç janë komunitetet rurale. Me kalimin e kohës, rajone ku popullata ka ndërtuar një shkallë imuniteti mund të lejohet të funksionojë me më pak kufizime.
Kjo, natyrisht, kërkon testim të koordinuar dhe në shkallë të gjerë për koronavirusin. Një trajnim gjithëpërfshirës për higjenën e duhur dhe rregullat e reja që detyrojnë përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale do të jenë gjithashtu të nevojshme.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu që Gjermania të organizojë një rritje “masive” të prodhimit të veshjeve dhe maskave mbrojtëse, të forcojë kapacitetin e saj prodhues për barna dhe vaksina, dhe të krijojë një platformë të teknologjisë së informacionit që lejon planifikimin strategjik.

Dhe ndërsa grupi i punës do të bënte rekomandime, politikanët dhe udhëheqësit e biznesit do të bënin thirrjen e fundit kur të hiqnin kufizimet. “Përpjekja për të kontrolluar në mënyrë qendrore rifillimin e prodhimit nuk do të funksiononte në praktikë.Kjo rifillim duhet të kontrollohet kryesisht nga institucionet dhe vetë kompanitë”, thuhet në raport./ CNA.al

Marrë nga CNN

NA NDIQ NË FACEBOOK