OP / ED
Revolucioni teknologjik post COVID 19

Shkruan: Suad Saliu
Virusi COVID 19 i preku të gjithë. Frontin në vijën e parë të luftës e mbajnë mjekët me betejën e tyre për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish. Bizneset po përballen me krizën e madhe ekonomike që na pret, e autoritetet qeveritare me kufizimin e përhapjes së virusit në masë sa më të vogël. Laboratorët e shkencëtarëve në botën e zhvilluar kanë futur gjithë kapacitetin e tyre për ta krijuar vaksinën kundër virusit COVID 19 që do ta kthente jetën njerëzore në normalitet. Mbi të gjitha, qytetarët ballafaqohen edhe me krizën e shëndetit mental që i kaplon si pasojë e kësaj gjendjeje të jashtzakonshme. Kështu që kujdes qka lexojmë këtë periudhë. Jetike është solidarizimi me të varfërit dhe ata që kanë nevojë.
Në gjithë këtë rrëmujë, spikat përdorimi i shtuar i teknologjisë si dhe përqafimi i saj edhe nga skeptikët e rezistuesit më të mëdhenj të saj. Prania e teknologjisë do të shtohet më shumë se e kemi pritur në jetën post COVID 19 për shkak të dobive dhe lehtësimeve që i solli në përballjen tonë me virusin COVID 19. Dhe kjo për 2arsye të thjeshta:
- Ata që refuzonin e donin një jetë me më pak teknologji, e posaqërisht ata që kishin vështirësi me përdorimin e saj (gjeneratat më të vjetra), ishin të detyruar t’i nënshtrohen përdorimit të shtuar dhe t’i shijojnë të mirat e saj. Reterimi është pothuajse i pamundur.
- Luftëtarët për mbrojtjen e privatësisë njerëzore do të kenë një argument të fortë kundër tyre, shtetet si Koreja e Jugut, Japonia e Singapori përdorën teknologji mbikqyrëse (surveillance) në këtë luftë dhe arritën rezultate shumë më të mira se gjithë të tjerët.
Si duket filmat që deri tash i radhitnim si fantashkencë shumë më shpejtë seç e paramendonim nuk do të jenë të tillë. Të qenurit proaktiv, përdorimi i teknologjisë në dobi të njerëzimit është traektorja e duhur. Për qeveritë, e-qeveria e Estonisë është shembulli më i mirë. Për bizneset, digjitalizimi i organizimit të punës së tyre si dhe ofertës është edhe më i domosdoshëm.






















