Sport
Real Madrid në ‘pole position’ për transferimin e Haaland

Haaland është sulmuesi më i kërkuar në botë falë formës së mirë të tij te Borussia Dortmund, para se COVID-19 të pezullonte futbollin.
‘Los Blancos’ janë duke kërkuar një sulmues qendre me Karim Benzeman që hyn në vitet e fundit të karrierës së tij dhe me Luka Joviq që ka dështuar të tregojë vetën që nga transferimi nga Eintracht Frankfurt verën e kaluar.
Gazeta spanjolle AS pretendon se Real Madrid do të kërkojë transferimin e Haaland këtë verë.
Agjent i Haaland është Mino Raiola, që ka raporte të mira me Florentino Perezin./Lajmi.net/




















