Connect with us

Sport

Real Madrid – Mbappe, këto janë të rejat e fundit

Publikuar

Kylian Mbappe, një nga futbollistët më të talentuar sot në botë, pritet të jetë ai futbollisti që mund të thyejë rekordet në tregun e transferimeve në vitet e ardhshme.

Lojtari po pëlqehet shumë nga Real Madrid dhe presidenti i tyre Florentino Perez, por që këtë vit, nuk do të jenë të aftë të provojnë transferimin e tij sipas L’Equipe, përcjell lajmi.net.

Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022, dhe ende nuk ka vendosur të nënshkruajë vazhdimin e saj.

‘Los Blancos’ do të synojnë transferimin e Mbappes verën e vitit 2021, dhe në rast se lojtari nuk ka vazhduar akoma kontratën, ai mund t’i bashkohet Real Madridit për një çmim të përballueshëm./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK