Connect with us

Sport

Real Madrid dhe Ajax në garë për yllin e Atletico Madrid

Publikuar

‘AS’ raporton se ‘Los Blancos’ dhe gjiganti holandez Ajax janë duke monitoruar Rodrigo Riquelme, transmeton lajmi.net.

Riquelme është 20 vjeçari i Atletico Madrid, i cili luan si anësor dhe ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij.

Ai ka një ofertë për kontratë të re me Atletico, por me kontratën aktuale, ai do të jetë lojtar i lirë gjatë verës.

Riquelme nuk ka vënë akoma nënshkrimin për rinovimin e kontratës dhe do të ketë mundësi të zgjedh mes Atletico, Ajax e Real Madrid. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK