Connect with us

Kosovë

Rasti i parë me koronavirus në Deçan

Publikuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar edhe për 36 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Sonte është shënuar edhe rasti i parë me koronavirus në komunën e Deçanit, konkretisht nga fshati Lëbushë.

Deri më tani janë regjistruar 423 raste pozitive me Covid-19.

Prej tyre 71 janë shëruar kurse nëntë persona kanë vdekur.