Kosovë
Ramiz Lladrovci jep detaje për rastin e parë me koronavirus në Drenas

Pas shfaqjes së rastit të parë me infeksionin COVID-19 në fshatin Zabel i Ulët, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci ka thirrur mbledhje Shtabin Emergjent dhe Qendrën Operative Emergjente, ku kanë diskutuar lidhur me masat e nevojshme që duhet të merren.
Në këtë mbledhje është marr vendim që shtëpia e familjes në Zabel të Ulët të futet në karantinë sipas udhëzimeve edhe të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.
Lladrovci në një prononcim për Periskopin ka dhënë detaje të hollësishme për rastin e parë të shënuar me COVID-19 në Drenas.
‘’Nuk kemi informacione se si ka ardhë deri tek infeksioni i zonjës, mirëpo dijmë që zonja ka qenë me sëmundje kronike do të thotë nga një sëmundje që ka vuajtur më herët. Pacienten e kanë dërguar në QKUK dhe ka rezultuar me COVID-19’’, tha Lladrovi.
‘’Kemi vendosur që familja të jetë në vetë izolim. Është familje e ndarë nga të tjerat por që ne i kemi të gjitha informacionet se kontaktet kanë qenë shumë të pakta për të mos thënë fare, sepse vetë familja kanë qenë duke e ruajtur zonjën për shkak të sëmundjes kronike që e ka pas. Familja është pesë anëtarëshe që përbëhet nga: bashkëshorti i zonjës, zonja, djali, nusja dhe një fëmijë. Ajo e ka edhe një vajzë dikund në Fushë Kosovë që sipas të gjitha gjasave mund të ketë pasur kontakt edhe me vajzën e vet sepse për shkak të sëmundjes që e ka dhe mund t’i ketë qëndru vajza afër ’’ shtoi tutje Lladrovi.
Lladrovci edhe një herë ju bënë apel të gjithë qytetarëve të komunës që të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen masave mbrojtëse dhe rekomandimeve të IKPSH-së, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të evitojnë daljet pa nevojë. /Periskopi/





















