Connect with us

Lajme

Rama: Shqipëria ka më pak vdekje për 1 milion banorë në Evropë

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se masat e marra për të parandaluar koronavirusin në Shqipëri kanë qenë të duhurat.

Sipas tij kjo ka sjellë edhe kurbën e ulët të rasteve të infektimit dhe të vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19.

Rama shtoi se Shqipëria dhe Bullgaria kanë më pak vdekje në Evropë nga kjo pandemi, raporton Top-Channel përcjell Klan Kosova.

“Kjo nuk është çështje që vjen se kshtu dua unë. Të ishte për mua nuk do donim kurrë të merreshim me këtë punë. Po e bëjmë me dinjitet këtë punë. Shqipëria është vendi me më pak vdekje për 1 milion banorë në të gjithë kontinentin. Ka një shpjegim kjo. Kemi marrë masat e duhura deri tani”.

NA NDIQ NË FACEBOOK