Lajme
Rama: Lejimi i kamionëve të Kosovës drejt Serbisë, një gjest për t’u përshëndetur

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka përshëndetur largimin e barrierave dhe lejimin e kamionëve të Kosovës që të hynë në Serbi.
“Lajm i mirë që për kamionët e Kosovës sot nuk ka pengesë! Jo vetëm lajm i mirë, po edhe një gjest për t’u përshëndetur, si shprehje e vullnetit që së bashku ta fitojmë këtë luftë dhe të dalim të gjithë më të mirë e më të fortë prej saj”, ka shkruar Rama në Twitter ku e ka etiketuar presidentin serb Aleksandar Vuciq.



















