Connect with us

Uncategorized

Radioja shtetërore e Koresë së Veriut: Kim Jong-un është duke punuar në mënyrë aktive

Publikuar

Edhe pse nga Korea e Veriut nuk ka ende asnjë reagim zyrtar, vdekja e diktatorit Kim Jong-un po bëhet fakt i kryer në shumë media ndërkombëtare, transmeton Kosova Post.

Kim, 36 vjeçar, u pa për herë të fundit në një takim qeveritar më 11 prill dhe çuditërisht ai mungonte në festën e ditëlindjes së gjyshit të tij të ndjerë Kim Il-Sung, më 15 prill.
Sipas mediave të huaja mësohet që Kim kishte kaluar një procedurë kardiovaskulare dhe po kurohet në një vilë në provincën e Phyongan të Veriut.

Radioja shtetërore e Koresë së Veriut ka njoftuar se Kim Yong-un, po vazhdon në mënyrë aktive punën e tij, sipas agjensisë Yonhap të Koresë së Jugut.

Sot në transmetimin e radios u tha:
“Shoku Kim falënderoi të gjithë punonjësit dhe punëtorët që ndihmuan në ndërtimin e qytetit të ri të Samjiyon.”

Presidenti amerikan Donald Trump, u përgjigj pyetjes së gazetarës në lidhje me njoftimin e sëmundjes së liderit së Koresë Veriore.
Trump tha se; “Unë dëshiroj që ai të jetë mirë”, Trump tha se ata kishin një marrëdhënie të mirë me Kim.

NA NDIQ NË FACEBOOK