Kosovë
Qytetarët e sulmojnë ashpër Arben Gashin pasi tha se LDK-ja do të fitonte më shumë vota pa Vjosa Osmanin

Një deklaratë e mbrëmshme e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashit, i cili tha se LDK-ja pa Vjosa Osmanin do të fitonte më shumë vota, ka ngjallur reagime të mëdha te qytetarët e Kosovës dhe votuesit e LDK-së.
Në lajmin e shpërndarë në Facebook të gazetës “Bota sot”, dhjetëra komentues që kanë komentuar lajmin, kanë qenë kundër Arben Gashit, duke e vlerësuar si të pamatur dhe të padrejtë ndaj Vjosa Osmanit këtë deklaratë.
Kujtojmë se përplasje mes Vjosa Osmanit dhe Arben Gashit kishte edhe në Kuvendin e Kosovës, ku ky i fundit tentoi të mbronte kolegun Driton Selmanajn, pas një përplasje të mëhershme të Vjosa Osmanit dhe Selmanajt.






















