Connect with us

Kosovë

Pyetet se a do t’ia dorëzonte detyrën kryeministrit të mundshëm nga LDK-ja, kështu përgjigjet Kurti

Publikuar

Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët lidhur me atë se a do të ia dorëzonte postin e kryeministrit, në rast se kandidati i LDK-së për kryeministër emërohet në këtë post.

“Jam i përqendruar maksimalisht për parandalimin e codid 19. Tash më vjen keq por nuk mund të përgjigjem në një pyetje me disa hipoteza në mënyrë shkakësore prej njëra-tjetrës. Nëse ata e bëjnë propozimin, e kalon ai, e nëse votohet kjo, e më pastaj kalohet ajo, çfarë do të bëjë unë? Mendoj se shihemi mjaftueshëm shpesh dhe mund të përgjigjem në kohën e duhur për këtë pyetje”, tha Kurti.  /Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK