Connect with us

Lajme

Punonjësit e një fasonerie në Korçë me maska protestojnë

Publikuar

Rreth 50 punëtorë të një fasonerie, fabrikë e tekstiliti dhe e këpucave, në zonën e Korçës kanë dalë në protestë përpara Drejtorisë së Tatimeve të këtij qarku pasi nuk kanë marrë pagën e luftës.

Punonjësit të indinjuar, raportojnë se janë lajmëruar nga pronari i tyre se nuk përfitojnë shpërblimin e ofruar nga qeveria në bazë të paketës së dytë stimuluese.

Të indinjuar, ata shprehen se askush nuk i ka sqaruar për arsyet që nuk përfitojnë 40 mijë lekëshin dhe tregojnë se e kanë të vështirë të përballojnë jetesën në kushtet e kësaj pandemie./A2/

NA NDIQ NË FACEBOOK