Kosovë
Punëtori i Bondsteel-it për Periskopin: Nuk do të punojmë në kamp deri në një vendim tjetër

Kampi Bondsteel ka marrë vendim që të lirojë nga puna për një kohë të pacaktuar të gjithë punëtorët si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ky vendim vjen pasi 10 nga 66 të infektuarit me koronavirus në Komunë e Ferizajt kanë punuar në kampin Bondsteel, raporton Periskopi.
Kështu ka konfirmuar në kushtet anonimiteti një punëtor nga ky kamp.
Ai për Periskopin ka thënë se sot është vendosur që të gjithë punëtorët të lirohen për në shtëpitë e tyre si masë që të parandalohet përhapja më e gjerë e koronavirusit në këtë kamp por edhe në Ferizaj.
“Sot kanë vendos me ndalë punën krejtë deri kur të na lajmërojnë për me u kthy në punë, por nuk na kanë dhënë datë të saktë”, ka thënë ai për Periskopin.
Kujtojmë që personi nga Sazlia e Ferizajt që ka ndërruar jetë nga koronavirusi, kishte punuar si shofer në këtë kamp, ku më pas u infektuan edhe punëtorë të tjerë.
Ndryshe deri më tani numri i të infektuarve më koronavirus në Kosovë ka shkuar në 423, të shëruar 71 dhe të vdekur 11./Periskopi/






















