Kosovë
Prokuroria mbyll rastin e kanosjes nga ana e këshilltarit të Kurtit

Shkëlzen Gashi i cili është këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, sot është ftuar nga Policia në cilësinë e të dyshuarit, i cili është marrë në pyetje në lidhje me rastin “kanosje”.
Por Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas analizimit të këtij rasti, është konsideruar se nuk ka të bëjë me elemente të veprës penale, andaj me autorizimin e prokurorit kompetent rasti është mbyllur.
” Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka pranuar një raport njoftues nga Policia e Kosovës-DHKR (Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda), lidhur me një postim në rrjetin social “Facebook”, të publikuar nga Shkëlzen Gashi, këshilltar i Kryeministrit në detyrë, ku pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit konsideron se nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale, prandaj, me autorizimin e prokurorit kompetent rasti është mbyllur”, thuhet në komunikatë.
Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Shkelzen Gashi, ka thënë është ftuar nga forcat e rendit pas një postimi në Facebook.
“Sot, më 23 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin ‘kanosje’. Në pyetjen time se kënd e kam kanosur, më thanë se, përmes një postimi në Facebook kam bërë thirrje për rezistencë”, ka shkruar ai në Facebook.




















