Connect with us

Kosovë

Prokuroria heq dorë nga hetimi për këshilltarin e Kurti për rezistencë, Gashi e quan shkelje të rëndë

Publikuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka pranuar një raport njoftues nga Policia e Kosovës, lidhur me një postim në Facebook, nga Shkëlzen Gashi, këshilltar i kryeministrit në detyrë, ku pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit konsideron se nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale, andaj, me autorizimin e prokurorit kompetent rasti është mbyllur.

Gashi, ishte ftuar të paraqitet në Policinë e Kosovës për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për kanosje.

“Aktivisti dhe këshilltari Shkëlzen Gashi nuk ndodhet në ndonjë podrum të erret të policisë. Sot ai ka pasur një ftesë lidhur me një postim në rrjetet sociale, pastaj ka hequr dorë nga një thirrje e tillë”.

Këshilltari politik i kryeministrit, Shkëlzen Gashi, sqaroi se postimi i tij në Facebook nuk përbën asnjë shkelje penale.

Gashi e quajti poashtu shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, raporton EO.

“Pas postimit te ambasadorit Rechard Grenell dhe presidenti Thaçi, unë kam publikuar një postim “Ne do të mbijetojmë”. Një qytetare ka parashtruar një pyetje”.

“Përgjigjeje ka qenë se do të rezistojmë ne kundër partive politike që duna ta shtrembërojnë vullnetin e popullit. Si dhe do të rezistojmë kundër cenimit të integritet territorial dhe do të rezistojmë paqësisht”.

“Dje kam marr një thirrje nga policia pasi unë përmes Facebook paskam bërë një postim për rezistencë. Ky rast nuk përbën asnjë vepër penale dhe kanë kërkuar prej Prokurorisë që me e mbyllë këtë rast”.

“Shpresoj dhe kërkoj që Prokurori ka me iniciuar masa ndaj policit dhe prokurores. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”.

NA NDIQ NË FACEBOOK