Connect with us

Kosovë

Prizreni shpallet zonë në karantinë

Publikuar

Qyteti i Prizrenit është shpallur zonë në karantinë.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook Mytaher Haskuka, kryetari i kësaj Komune, i cili deklaroi se ky vendim erdhi pasi atje janë shfaqur 14 raste të reja me Covid-19.

“Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u dakorduam me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë”, ka shkruar Haskuka.

NA NDIQ NË FACEBOOK