Connect with us

Kosovë

Prishtina në karantinë, s’lejohet të hyjnë asnjë veturë që s’ka leje qarkullimi

Publikuar

Në të gjitha hyrje-daljet e kryeqytetit Policia nga e diela ka filluar kontrollet në hyrje dalje të Prishtinës për të monitoruar sa po zbatohet vendimi për karantinim.

Policia po i ndalon të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Prishtinë, ku po verifikohet se a janë banorë, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu shoferët të cilët nuk janë te pajisu me leje të lëvizjes po kthehen mbrapa. Gjatë kontrollimit të Policisë janë shkaktuar edhe kolona.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se  nga dita e diell Komuna e Prishtinës të futet në karantinë për ta parandaluar përhapjen e Coronavirusit.

Ky vendim është nxjerrë nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

NA NDIQ NË FACEBOOK