Connect with us

Kosovë

Presidenti Thaçi: Do ta mandatojë atë që i ka numrat për qeverinë e re

Publikuar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi i ka marrë opinionet e të gjithë përfaqësuesve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se do të ndërmarr hapat kushtetues për krijimin e qeverisë së re.

Ai iu ka bërë thirrje përfaqësuesve të partive politike që t’ia dëshmojnë atij që i kanë numrat për të formuar qeverinë e re.

Thaçi ka kërkuar që qeveria e re të jetë e pastër dhe të mos të ketë njerëz me aktakuza ose që kanë pasur telashe me ligjin.

NA NDIQ NË FACEBOOK