Connect with us

Kosovë

Presidenti Thaçi dekreton Avdullah Hotin për kryeministër

Publikuar

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar në konferencën për media se e ka dekretuar të nominuarin e LDK-së, z.Avdullah Hoti për kryeministër të vendit.

Kjo vjen përkundër mospajtimeve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe tensioneve të shtuara në debatet publike, përcjell Periskopi.

“Të nderuar qytetarë siç jeni të informuar nga konsultimi që zhvillova me të gjithë përfaqësuesit dhe liderët e partive politike. Të gjitha këto parti vlerësojnë se Kosova duhet të letë qeveri të re, me përjashtim të një partie politike. Pas letrave që i kam dërguar kryetarit të LDK sot kam marrë një letër nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes së cilës ai konfirmojnë se i mbështet kriteret mbizotëruese për qeverinë e re, duke përfshirë sigurimin e shumicës parlamentare e cila mu dëshmua edhe faktikisht. në përpyhje me ketë letër informoj se sapo kam dekretuar z. Avdullah Hoti si të nominuar për kryeministër të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

NA NDIQ NË FACEBOOK