Sport
Presidenti i Sampdorias ‘shkakton stuhi’ në Itali me deklaratën e fundit

Ai ka njoftuar publikisht se është i gatshëm të testohet për vaksinën e koronavirusit, e gjitha kjo me qëllimin për ta rikthyer sa më parë jetën normale në Itali.
“Nëse ata dëshirojnë, unë jam duke kërkuar vullnetarisht që ajo vaksinë të testohet tek unë, vetëm për t’u kthyer sa më parë futbolli”, ka deklaruar Ferrero, përcjell lajmi.net.
“Nga ana tjetër, ata po na detyrojnë të kthehemi në fushë, po na shesin demagogji. Gjëja më rëndësishme tani është të mposhtni Covid-19”, ka shtuar ai.
Në fund, Ferrero ka treguar se si do të organizohen stërvitjet në këtë kohë, nëse lojtarët rikthehen në fushë në kohën e pandemisë.
“Si do të duken? Lojtarët do të vrapojnë 4 metra larg njëri-tjetrit, dhe trajneri nga ballkoni do t’i thërras me megafon. Është çmenduri”./Lajmi.net/






















