Sport
Presidenti i Brescia pozitiv në Covid-19

Presidenti i skuadrës së Brescia, Massimo Cellino, ka rezultuar pozitiv në Covid-19, transmeton lajmi.net.
“Pas dy javësh karantinë në Cagliari, isha në spital për kontrollë. Doli se vajza ime kishte virusin, kurse djali im jo. Unë kisha gjithashtu virusin. Simptomat? Lodhje e madhe dhe dhembje në eshtra”, mësohet të ketë thënë Cellino, transmeton lajmi.net
Presidenti i Brescia ka qenë në mesin e atyre që ka ngritur më së shumti zërin që sezoni të anulohet sa më parë, duke konsideruar të rrezikshëm rifillimin e sezonit.
Tani ai do të ketë një aryse shtesë për të mbrojtur qëndrimin e tij. /Lajmi.net/






















