Sport
Premierliga mbështet planin e UEFA-s për përfundimin e sezonit

Kampionatet e futbollit aktualisht janë të pezulluara shkaku i pandemisë së koronavirusit, me ndeshjen e fundit në top liga që është zhvilluar rreth gjashtë javë më parë.
Fillimisht ka pasur paqartësi rreth planeve se si do të përfundonte sezoni dhe nëse do të ishte e mundur, por The Sun pretendon se Premierligë tani kanë mbështetur afatin deri më 31 korrik për t’i dhënë fund kampionatit, siç është propozuar nga UEFA.
Raportohet se është arritur një marrëveshje e cila do të bëjë që ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës të luhen gjatë muajit gusht.
Premirliga ka pezulluar sezonin me 29 xhiro të zhvilluara, me Liverpool që kryeson me 82 pikë, dhe është dy fitore larg titullit./Lajmi.net/






















