Connect with us

Sport

”Preferoj të kem dy Mbappe përpara dy Neymar”

Publikuar

Emmanuel Petit ka paralajmëruar fituesin e Kupës së Botës se duhet të shmangë sjelljet e bashkëlojtarit të tij.

Në moshën 21 vjeç, Mbappe është nxitur të përqëndrohet në lojën e tij dhe të ruajë cilësitë që kanë mundësuar të jetë një superyll në një moshë kaq të hershme, përcjell lajmi.net.

Ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelonës i tha RMC:  “Ne harrojmë që ai është i ri. Ai tashmë ka dëshmuar gjëra të mëdha, por gjithmonë kërkojmë më shumë. Ajo që ai bën është e jashtëzakonshme, ai ka një të ardhme të ndritshme përpara tij. Por duke i bërë presion vetes, sepse ai dëshiron të fitojë Topin e Artë është e bezdisshme”.

“Ai duhet të jetë i kujdesshëm me sjelljen e tij. Shumë ‘Neymar-izing’ mund të kthehet kundër tij”.

“Në ekipin tim, unë do të preferoja të kisha dy Mbappe mbi dy Neymar”, tha ai. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK