Kosovë
Politologu Salihu tallet me deklaratën e Kurtit se Trump po e përdorë Kosovën për zgjedhje

Politologu kosovar Fitim Salihu ka bërë gjatë ditës së sotme një status në Facebook e në të cilën ka tallur kryeminisrin Kurti për një deklaratë të dhënë në mediat boshnjake sipas së cilës presidenti amerikan Donald Trump po e përdorë Kosovën për t’u rizgjedhur edhe për një mandat në Shtëpinë e Bardhë.
Në fakt, kryeministri në detyrë e ka përsëritur vazhdimisht idenë që thoshte se administrata e ShBA-ve ishte e interesuar që të arrihej marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që t’i shtonte gjasat për t’u rizgjedhur në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në të cilat garon kundër kandidatit demokrat Joe Biden.
Por, politologu Salihu e sheh si qesharake një deklaratë të tillë, duke përdorur edhe një diagram mbi prioritetet e votuesve demokratë dhe republikanë respektivisht të përgatitur nga Pew Research Center, përcjell Periskopi.
Në atë diagram tregohet se votuesve amerikanë iu intereson më së shumti për çështje si ndryshimet klimatike, ambienti, relacionet racore, varfëria dhe njerëzit në nevojë, edukimi, kujdesi shëndetësor etj. Aty nuk duket askund Kosova, e për më tepër as politika e jashtme e vendit.
Z.Salihu beson që 99 për qind e amerikanëve nuk e dinë as “kah i bjen Kosova”, ndërsa nuk ngurron që ta quajë “qyqe” kryeministrin në detyrë Kurti.
Statusi i plotë:
Tha Trampit po i ngutet me perfundu’ marreveshjen Kosove-Serbi per me perdor per fushate zgjedhore ne nentor.??♂️ Qysh po e shihni ne diagram, çashtja e Kosoves tek votuesit amerikane shihet si prioritet fill mbas ekonomise, ambientit dhe kujdesit shendetesor.? 99% e tyne as e dine kah i bjen Kosova, oj qyqe.





















