Connect with us

Sport

Plani i Serie A: Kampionati mbyllet më 2 korrik

Publikuar

Serie A është ndërprerë pas 8 marsit shkaku i COVID-19, dhe presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka përmendur 20 majin si datë për rikthimin e kampionatit.

Sipas Corriere dello Sport, 20 maj do të përdoret për ndeshjet e mbetura të javës së 25-të, të cilat u shtynë në fund të shkurtit.

Ndeshjet e shtyra atëherë ishin Atalanta – Sassuolo, Inter – Sampdoria, Torino – Parma dhe Verona – Cagliari.

Pas kësaj, kampionati do të vazhdonte me ndeshje çdo tre ditë.

Xhiroja e fundit, do të luhej më 2 korrik./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK