Connect with us

Sport

Philippe Coutinho, goditja e madhe e Newcastle United

Publikuar

Investitorët nga Arabia, kanë vendosur të sjellin para të mëdha te Newcastle, duke e shndërruar në skuadrën më të fuqishme financiare në Premierligë.

Të pasurit një buxhet të mirë,ka bërë që me Newcastle të lidhen disa nga emrat më të mirë të futbollit sot në botë.

Mediet në Angli raportojnë se Philippe Coutinho, mund të jetë në mesin e këtyre emrave, përcjell lajmi.net.

Ylli brazilian, është pjesë e Barcelonës, dhe këtë sezon po e kalon te Bayern Munich i huazuar.

Përveç Newcastle, Coutinho po kërkohet edhe nga Chelsea./Lajmi.net/