Connect with us

Kosovë

Pezullohet lëvizja në mes të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit

Publikuar

më

Lëvizja midis komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit është pezulluar sot në mëngjes, konfirmoi policia.

Në përputhje me vendimin për karantinën – shtabin e krizave në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan, lëvizja midis këtyre dy komunave është pezulluar që nga mëngjesi i sotëm, konfirmoi për KoSSev, drejtori i policisë atje, Nenad Gjuriq.

Bëhet e ditur se ky vendim i Shtabit të Krizave është marrë për të mbrojtur dhe parandaluar përhapjen e koronavirusit në këto dy komuna veriore.

Ato kanë hyrë në karantinë në orën 18:00 të së premtes pas rasteve të reja të infektimit të qytetarëve me Covid-19.

NA NDIQ NË FACEBOOK