Kosovë
Përfundon seanca e Kuvendit pa u votuar asgjë

Ka përfunduar pa ndonjë rezultat seanca e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje për të votuar mocionin e PDK-së e cila në momentet e fundit kërkoi që të vtohen dy projektligje.
Tutje PDK dhe subjektet e tjera të pranishme nuk arritën të merren vesh për këtë mocion dhe rrjedhimisht PDK vendosi që ta tërheq edhe pikën e saj të propozuar për sot e që ishte votimi i një pakoje të re me anë të së cilave do të ndihmoheshin bizneset kosovare.





















