Connect with us

Uncategorized

Përfundimtare: Kryeministri britanik Boris Johnson lirohet nga spitali

Publikuar

Kryeministri Boris Johnson është larguar nga spitali pasi ishte trajtuar për koronavirus, por Downing Street bën me dije se ai nuk do të kthehet menjëherë në punë.

Z.Johnson, 55 vjeçar, ishte dërguar në spitalin St.Thomas në Londër të dielen e kaluar – vetëm 10 ditë pasi ishte testuar pozitivisht për virusin.

Ai i kishte kaluar tri netë në kujdes intenziv para së kthehej në trajtim normal gjatë ditës së enjte, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Downing Street tha që kryeministri do të vazhdonte mëkëmbjen e tij në rezidencën e tij në fshat, Chequers.

“Pas këshillës së ekipit të tij mjekësor, kryeministri nuk do të kthehet menjëherë në punë. Ai dëshiron që të falenderojë secilin në spitalin e St.Thomasit për trajtimin briliant që ka marrë.”

E fejuara e kryeministrit, Carrie Symonds, e cila po pret një foshnje me të, shkroi në Twitter: “Falemnderit po ashtu të gjithëve që na keni dërguar mesazhe të mira mbështetëse. Sot po ndihem tepër me fat.” /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK