Kosovë
Për herë të parë në 40 ditë Koreja e Jugut nuk raporton viktima nga koronavirusi

Koreja e Jugut nuk ka raportuar asnjë viktimë nga Covid-19 për herë të parë në 40 ditë sipas Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, (KCDC).
Vendi gjithashtu regjistroi një ditën e katërt radhazi të rasteve të reja një shifrore, duke sugjeruar një ngadalësim të mundshëm të shpërthimit, shkruan CNN.
Deri më tani në vend janë shënuar 240 viktima dhe janë regjistruar 10,708 të infektuar.
Sipas KCDC, më pak se 2,000 prej të infektuarve janë raste aktive, ku shumica e pacientëve të infektuar janë shëruar.
Qeveria e Koresë së Jugut ka qenë ndër më ambiciozet për testimin masiv të popullsisë.
Ekspertët e kanë konsideruar strategjinë e Koresë së Jugut, një shembull të suksesshëm të asaj që tani quhet “rrafshim i kurbës”. /oranews





















