Kosovë
Pejë, dy të lënduar si pasojë e vetaksidentit

Dy persona kanë marrë lëndimë të lehta trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në Pejë, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Fadil Gashi, e konfirmoi këtë për klankosova.tv duke shtuar se të lëndurarit kanë marrë tretman mjekësor dhe do të lirohen për në shtëpi nga spitali rajonal.


















