Connect with us

Kosovë

PDK: Deklaratat e këshilltarit të Kurtit skandaloze, duke akuzuar UÇK-në për vrasje u rreshtua me Serbinë

Publikuar

Deklarata e plote: 

Partia Demokratike e Kosovës i konsideron skandaloze deklaratat e Shkelzen Gashit, këshilltarit të Kryeministrit të shkarkuar Albin Kurti, se UÇK-ja ka kryer krime dhe vrasje të civilëve gjatë luftës në Kosovë.

Pikërisht në ditën kur Albin Kurti promovoi Shkelzen Gashin, duke i dhënë mbështetje në konferencë të përbashkët për media, Gashi deklaroi se UÇK ka kryer krime.

Qëndrimet e Gashit shpërfaqin mendësinë e turpshme antishqiptare e antikombëtare të shefit të tij dhe subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje, se kushdo që ka luftuar për liri dhe që ka bartur emblemën e UÇK-së në krah është vrasës, kriminel dhe duhet të dënohet.

Pa fije turpi, ai nuk përmendi as një krim të Serbisë të kryer ndaj Kosovës, të vrasjes së civilëve shqiptarë dhe për fatin e mbi 1600 personave që rezultojnë të zhdukur. Ai zgjodhi të rreshtohej kundër popullit të vet dhe jo kundër Serbisë, e cila kurrë nuk kërkoi falje dhe nuk dha llogari për krimet në Kosovë.

Jo vetëm kaq, këshilltari i Kryeministrit e glorifikoi figurën e Dick Martyt dhe raportit të tij kundër UÇK-së për kinse vrasje të civilëve, të një njeriu i cili ishte kundër pavarësisë së Kosovës dhe raportin e tij e kishte hartuar me udhëzimet e shteteve armike të Kosovës në Këshillin e Evropës.Sot u dëshmua se Kryeministri i shkarkuar Kurti dhe të gjithë njerëzit e këshilltarët e tij mendojnë sikurse Dick Marty dhe Serbia – se shqiptarët kanë kryer krime, se UÇK-ja nuk ka luftuar për liri dhe se Kosova duhet të kthehet nën Serbi.

Kjo deklaratë vjen si përshkallëzim, pas një vargu lëshimesh dhe cenimesh të interesave kombëtare që ka bërë Kurti me ekipin e tij në javët e fundit.

Kjo deklaratë poshtëruese ndaj UÇK-së e bashkëpunëtorit të Kurtit vjen pas pranimit të turpshëm të 1000 testeve lëmoshë nga Serbia që edhe sot u përmendën në Këshillin e Sigurimit, pasi zëvendësi i tij Haki Abazi shpalli për herë të parë ndarjen e veriut dhe pasi Ministri i tij Vitia dha lejen për hyrjen dhe veprimin në Kosovë të qindëra zyrtarëve shtetërorë të Beogradit.

 

 

 

PDK kërkon nga çdo qytetar i Kosovës, çdo parti politike, çdo organizatë dhe veçmas nga anëtarë të ndërgjegjshëm të Lëvizjes Vetëvendosje që ta dënojnë dhe të distancohen nga kjo mendësi që hapur dhe nën petkun shtetëror kërkon të dënohen ushtarët e UÇK-së dhe populli i Kosovës. Kjo mendësi sot ka fyer rëndë dëshmorët, invalidët e luftës, familjet e tyre dhe veteranët e luftës çlirimtare.

Kosovë21 minutes ago

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën

Maqedoni25 minutes ago

VLEN: Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

Maqedoni32 minutes ago

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosovë1 hour ago

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Maqedoni2 hours ago

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Shqipëri3 hours ago

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Maqedoni3 hours ago

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Kosovë4 hours ago

Hashim Thaçi: UÇK kishte dhjetëra hoxhallarë që i kthyen xhamitë në shkolla dhe baza të UÇK-së

Lajme4 hours ago

Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi

Maqedoni4 hours ago

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

Lajme4 hours ago

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Lajme4 hours ago

Nis rikonstruksioni i Rrugës 10 në Haraçinë, Beqiri: Investim 5.9 milionë denarë

NA NDIQ NË FACEBOOK